Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dubravka te Newcastle deri në vitin 2025

Portieri sllovak Martin Dubravka ka firmosur të enjten kontratë të re gjashtëvjeçare me Newcastlen, ka njoftuar ekipi nga Premier League.

Me kontratën e re, Dubravka do të jetë pjesë e Newcastlet deri në verën e vitit 2025. Paraqitjet e mira të 30-vjeçarit, kanë bërë që klubi t'i ofrojë kontratën e re, pasi Dubravka këtë edicion është një prej lojtarëve kryesor në klub.

"Jemi të lumtur të njoftojmë se portieri Martin Dubravka ka firmosur kontratë të re gjashtëvjeçare dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në vitin 2025", thuhet në njoftimin e Newcastlet, transmeton Koha Ditore.

Dubravka këtë edicion ka nëntë paraqitje në Premier League, kurse te Newcastle është transferuar në janar të vitit të shkuar nga Sparta e Pragës.

Ai ka 16 ndeshje me Sllovakinë, kurse karrierë ka bërë edhe te Sllovan Libereci, Esbjergu e Zhilina.

Artikuj të ngjashëm