Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi huazon portierin sllovak

Manchester Unitedi ka angazhuar edhe një futbollist në ditën e fundit të afatit kalimtar veror. Gjiganti anglez ka njoftuar të enjten pasdite se ka huazuar deri në fund të edicionit portierin Martin Dubravka.

Ai është huazuar nga Newcastle Unitedi.

Unitedi e ka opsionin që ta transferojë plotësisht 33-vjeçarin. Dubravka i ka 30 paraqitje me Sllovakinë. Ndërsa ka luajtur edhe për skuadra tjera si Zhilina, Esbjerg, Slovan Liberec e Sparta Praga. Te Newcastle është prej vitit 2018.

Ai i ka mbi 125 paraqitje në Premier League në pesë vjetët e fundit.

“T’i bashkohem Manchester Unitedit është moment i veçantë në karrierën time dhe mezi pres të fillojë dhe të ndihmojë ekipin për të arritur synimet”, ka theksuar Dubravka.