Portieri i Sllovakisë, Martin Dubravka, në fundjavë e ka regjistruar ndeshjen e 50-të në Premier League pa gol të pranuar. Ai ishte në portë te Burnley që luajti pa gola me Bournemouthin.
Në fakt Burnley ka pranuar më së shumti gola këtë edicion në Premier League, 58 në 30 ndeshje. Por të shtunën nuk pësoi. Burnley po rrëshqet drejt kategorisë së dytë angleze, kurse 37-vjeçari Dubravka mbetet optimist.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBunrley i ka 20 pikë në pozitën e parafundit, plot nëntë më pak se West Hami i pozitës së 18-të.
Në një intervistë për faqen zyrtare të federatës sllovake, Dubravka foli edhe për ndeshjen e 26 marsit me Kosovën.
“Natyrisht, tashmë njërin sy e kam tek ekipi përfaqësuese. Mezi e pres ndeshjen dhe bashkimin me ekipin. Kemi mundësi të madhe për kualifikim në Kupën e Botës, kështu që kemi për çka të luajmë. Avantazhi ynë është që luajmë në shtëpi. Do të jetë ndeshje interesante për spektatorët dhe besoj se me përkrahjen e tyre do të jemi në gjendje ta përballojmë testin e parë. Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kështu që duhet t’i qasemi ndeshjes me përgjegjësi”, ka thënë Dubravka.
Ai më herët ishte edhe te Newcastle Unitedi dhe Manchester Unitedi. Në Premier League i ka 192 paraqitje.
Për Sllovakinë i ka 59 ndeshje.