Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drummond lëndohet në debutimin e tij me Lakersin

Milwaukee Bucks i ka dhënë fund serisë prej tri humbjeve rresht, duke e mposhtur të mërkurën mbrëma kampionin në fuqi LA Lakersin me rezultatin 112:97. Për Lakersin debutoi Andre Drummond, por ai u lëndua, raporton BBC.

Jrue Holiday me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë te Milwaukee, ndërsa Giannis Antetokounmpo përfundoi ndeshjen me 25 pikë e dhjetë kërcime.

Drummond realizoi katër pikë, ndërsa shtoi edhe një kërcim e dy asistime për 14 minuta lojë, para se të lëndonte këmbën e djathtë.

Trajneri i Lakersit, Frank Vogel, ka thënë pas ndehsjes se do të rishikohet gjendja e Drummondit të premten.

Artikuj të ngjashëm