Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita shënon fitoren e parë të sezonit, ’89-shi sërish pa fat

Nënkampionia e Kosovës, Drita, ka arritur fitoren e parë sezonale, ndërsa Trepça ’89 sërish lëshoi mundësi të artë për t’i fituar pikët e plota.

Gjilanasit të shtunën në kuadër të xhiros së dytë, fituan ndaj Dukagjinit të Klinës, falë një goli të Marko Simonovskit. Dukagjini pësoi disfatën e dytë rresht.

Nga ana tjetër, Trepça ’89 pati paraqitje fantastike në pjesën e dytë në udhëtim te Llapi në Podujevë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Ishte duke fituar 2:1 me golat e zëvendësuesit Albion Pllana. Por, autogoli i Fatmir Rexhajt, ua mohoi fitoren mitrovicasve që nuk dinë për humbje që nga muaji mars.

Pavarësisht fitores ndaj Dukagjinit, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka thënë se skuadra e Dritës ka edhe më shumë për të dhënë.

“Ishte mëkat të mos e fitonim këtë ndeshje. Kemi krijuar shumë, kemi pasur shumë raste. Ishim agresivë, duke mos e lejuar kundërshtarin të na rrezikonte në asnjë moment. Është fillimi i kampionatit dhe ishte e rëndësishme të fitonim. Djemtë dhanë maksimumin. Mungonte finalizimi për ta rritur epërsinë. Megjithatë, nga ndeshja në ndeshje, skuadra do ta kapë formën e vet”, është shprehur tekniku shkupjan pas ndeshjes.

Edhe Kampionia me mision të vështirë në Klinë Futboll Kampionia me mision të vështirë në Klinë

Homologu i tij, Armend Dallku, theksoi se shpreson që ndryshimet e mëdha në skuadër, të dalin në pah në javët në vazhdim, pasi ato duan kohë.

“Në pjesën e parë nuk mundëm të dilnim në lojën tonë. Rregulluam më shumë në pjesën e dytë, sepse kishim telashe në mesfushë. Lojtarët kundërshtarë na shkaktuan probleme në disa momente, ndërsa pranuam gol që nuk duhet pranuar. Po shihet që ndryshimet janë evidente. Ne çdoherë në stërvitje tentojmë të përmirësojmë diçka, por ndryshimet duan kohë. Në çdo lojë, Dukagjini luan për rezultat maksimal, pavarësisht kundërshtarit. Shpresojmë që të këndellemi sa më shpejt e të mos e kemi ngërçin e rezultateve. Edhe fusha na e bëri më të vështirë për shkak të shiut të madh”, ka thënë Dallku.

Fituesi i Kupës së Kosovës me Llapin, Tahir Batatina, ka shprehur pakënaqësi me lojtarët për rezultatin në fund të takimit. Indirekt u ka thënë se të gjithë në skuadër duhet të luajnë deri në fund të ndeshjes.

“Mendoj se realizuam gol në momentet më të mira, administruam ndeshjen, por nuk shënuam golat nga rastet e tjera që i patëm. Duhet të ishim më të vëmendshëm. Futbolli nuk përfundon me 1:0. Futbolli nuk përfundon në minutën e 50-të e as në minutën e 60-të. Gabimet na kushtuan. Ishim në vështirësi pas kartonit të kuq të Benjamin Eminit. Pranuam gola që nuk duhej të pranohen. Djemtë dhanë maksimumin. Lojtarët me eksperiencë duhet të jenë më të vëmendshëm para portës. Bëmë më të mirën dhe barazuam me një lojtar më pak. Patëm edhe një mundësi në fund, por kemi mundur edhe të pranonim gol në fund. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ishte ndeshje e mirë për tifozët. Dalja e Eminit na prishi planet taktike. Cilësia në Superligë është rritur dhe gabimet e vogla kushtojnë me pikë”, ka deklaruar Batatina.

Ndryshe prej Batatinës, trajneri i mitrovicasve, Shpëtim Idrizi, mburret që ka seri pa disfatë që nga muaji mars. Por, e ka edhe besimin e plotë te futbollistët e rinj të skuadrës që drejton.

“Është mëkat që humbëm dy pikë të tjera. Njësoj si në ndeshjen e parë ndaj Dritës. Jam i kënaqur me angazhimin dhe vullnetin e këtyre lojtarëve, por për fat të keq, largohemi me një pikë. Ky është futbolli. Presioni i Llapit e bëri të veten, por jam i kënaqur me lojtarët dhe me angazhimin e tyre. Nëse vazhdojmë në mënyrë të tillë do të kemi suksese. Jemi pa disfatë që nga muaji mars”, theksoi Idrizi pas ndeshjes.

Xhiroja e dytë e Superligës mbyllet të dielën me tri ndeshje. Nga ora 17:00 luajnë Ferizaj – Prishtina dhe Gjilani e Malisheva, kurse në mbrëmje, prej orës 20:00, kampioni i Kosovës, Ballkani, takohet me Drenicën.

Në “Fadil Vokrri” Ballkani e luan edhe ndeshjen e kthimit ndaj Shkupit. Kështu takimi me Drenicën u shërben suharekasve për përshtatje me fushën e lojës.

Superliga - II

E shtunë

Drita – Dukagjini 1:0

(Shënues: Simonovski 59’)

Llapi - Trepça ’89 2:2

Edhe Drita synon këndelljen ndaj Dukagjinit Futboll Drita synon këndelljen ndaj Dukagjinit

(Shënues: Maliqi 26’, a.g. Rexhaj – Pllana 69’, 74’)

E diel

Ferizaj – Prishtina (17:00)

Gjilani – Malisheva (17:00)

Ballkani – Drenica (20:00)

1. Drita 2 4

2. Llapi 2 4

3. Gjilani 1 3

4. Prishtina 1 3

5. Trepça ’89 2 2

6. Ballkani 0 0

7. Malisheva 0 0

8. Ferizaj 1 0

Edhe Drita nuk gabon ndaj Dukagjinit Futboll Drita nuk gabon ndaj Dukagjinit

9. Drenica 1 0

10. Dukagjini 2 0