(Përditësuar - 14:53) - Nuk ka dhënë fitues derbi i qytetit të Gjilanit. Të dielën në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll, Drita e Gjilani luajtën 2:2. Drita ka lëshuar rast të artë që të barazohet me pikë me Ballkanin. Mbetet në pozitën e tretë me 50 pikë.
Gjilani ndërkohë fitoi pikë të vlefshme në garën për stabilizim në mesin e tabelës. Tani i ka 26 pikë në pozitën e shtatë. Blendi Baftiu kaloi në epërsi Dritën në minutën e 24-të. Ai shënoi gol të bukur në momentin kur Gjilani po dominonte në fushë. Nuk vonoi dhe Gjilani shënoi dy gola.
Për 1:1 shënoi Edi Basha në minutën e 32-të, ndërsa për 2:1 realizoi Qëndrim Ismajli në minutën e 44-t. Drita ia doli të barazoi në minutën e 55-të, kur Albert Dabiqaj shënoi me goditje me kokë, pas një dalje jo të mirë të portierit të Gjilanit. U krijua një tollovi dhe me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua Almir Ajzeraj i Dritës. Në minutat shtesë u përjashtuan dy lojtarë të Gjilanit për shkak të kartonëve, por shifrat nuk ndryshuan, 2:2. Gjilani ka dominuar sa i takon rasteve, sidomos në pjesën e parë. Ndërkohë nuk ia doli të shfrytëzoi një lojtar më shumë në fushë në pjesën e dytë. Por megjithatë mori një pikë të rëndësishme.
(Përditësuar - 14:12) - Drita ka barazuar rezultatin në 2:2 në derbin ndaj Gjilanit.
Në minutën e 56-të realizoi Albert Dabiqaj, pas një dalje jo të mirë të portierit të Gjilanit.
Pas golit u krijua një tollovi mes lojtarëve, ndërsa me të kuq u përjashtua Almir Ajzeraj i Dritës.
(Përditësuar - 13:43) - Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Dritës në derbin e qytetit.
Gjilani është duke fituar 2:1 pas supergolit të shënuar nga Qëndrim Ismajli në minutën e 44-t.
Ismajli gjuajti fuqishëm nga distanca dhe e mposhti portierin Faton Maloku.
(Përditësuar - 13:29) - Gjilani ka barazuar menjëherë në minutën e 31-të rezultatin në ndeshjen ndaj Dritës.
Për 1:1 shënoi Edi Basha.
Drita ka kaluar në epërsi 1:0 në derbin lokal ndaj Gjilanit.
Blend Baftiu ka realizuar në minutën e 24-t.
Deri më tani ka dominuar Gjilani, por Drita gjeti golin e epërsisë. Baftiu shënoi me goditje nga zona.