Drita e ka fituar derbin e javës së nëntë në elitën e futbollit tonë, duke mundur lideren e tabelës, Llapin.
Gjilanasit janë të treguar ekip më i mirë se llapjanët, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.
Xhevdet Shabani (23’, 75’) dhe Astrit Fazliu (41’) shënuan për Dritën, kurse, golin e vetëm për Llapin e shënoi Milind Daku (68’).
Pas kësaj fitore, Drita ngjitët në vendin e dytë më 15 pikë, dy më pak se Llapi që kryeson tabelën, shkruan KosovaPress.
Ndërkohë, dy ndeshjet tjera të ditës së sotëm Flamurtari-Feronikeli dhe Liria-Gjilani përfundojnë baras 2-2 përkatësisht 0-0.