Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita mposht kampionin

Drita ka fituar ndaj kampionit të elitës së futbollit kosovar, Ballkanit, në miqësoren e zhvilluar të dielën. 
Takimi mes Dritës dhe Ballkanit u zhvillua në Ohër dhe përfundoi me rezultatin 1:0. 

Golin e vetëm e shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia. 
Krasniqi është transferuar nga Prishtina gjatë këtij afati kalimtar veror.  
Në takimin e parë, Drita barazoi me Makedonija GP-në, 2:2. 
Ndeshjen e radhës përgatitore, Drita luan ndaj Strugës, më 29 qershor në Strugë.