Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita mbetet pa Jasharin për tri javë

Muharrem Jashari

Skuadra e Dritës do të jetë pa mesfushorin Muharrem Jashari për tri javë pas lëndimit të pësuar në xhiron e parë të sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës. Jashari u lëndua në pjesën e parë në duelin kundër Trepçës ’89 të luajtur në Mitrovicë, në të cilin Drita barazoi 2:2.

Në njoftimin e Dritës thuhet se fillimisht është pritur që Jashari të mungojë për stinorin vjeshtor, por pas ekzaminimeve shtesë është konstatuar se do të jetë jashtë fushës për vetëm tri javë.

“Në ekzaminimet e para doli që Muli ka pësuar frakturë dhe ka mbyllur sezonin vjeshtorë, por pas ekzaminimeve shtesë rezultoi që Muli ka pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë që do ta mbaj jashtë fushës vetëm tre javë”, ka shkruar Drita të martën në Facebook.

Artikuj të ngjashëm