Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita, Llapi e Gjilani luajnë në udhëtim ndeshjet e para të Ligës së Konferencës

Skuadra e Dritës do të përballet me ekipin nga Finlanda, Inter Turku në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës pas shortit të tërhequr të martën në selinë e UEFA-s në Nyon.

Drita ishte në mesin e pesë skuadrave bartëse në short në kuadër të grupit të parë. Ndeshjen e parë, skuadra kosovare do ta luajë në udhëtim. Në udhëtim, do të luajnë edhe dy skuadrat tjera nga Kosova, Llapi e Gjilani.

Duelet e para të këtij raundi kualifikues të Ligës së Konferencës do të luhet më 7 korrik kurse ato të kthimit pas një jave. Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nuk ka pasur aspak short të lehtë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në shortin e tërhequr të martën, është caktuar që Llapi do të përballet me skuadrën nga Mali i Zi, Buduqnostin. Ndërkohë, Gjilani do ta ketë përball ekipin nga Letonia, Liepajan