Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka humbur miqësoren e parë në Bansko të Bullgarisë, aty ku po e zhvillon fazën përgatitore për garat evropiane dhe për sezonin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita të mërkurën gjatë ditës u mposht nga skuadra e elitës së futbollit të Rumanisë, Universitatea Craiova, me rezultatin 2:0.
Të dy golat skuadra gjilanase i pranoi në pjesën e dytë.
Sulmuesi rumun 31-vjeçar, Alexandru Cretu, shënoi supergol nga distanca në minutën e 76-të.
Gol të bukur nga distanca realizoi edhe mesfushori kroat Ante Roduljiq, në minutën e 83-të.
“Bardhekaltrit” nga Gjilani kanë njoftuar në faqen zyrtare në Facebook se në përgatitje në Bansko, do të zhvillojë edhe dy ndeshje tjera.
Edhe
Drita mposhtet në miqësore nga CSKA 1948 e Bullgarisë
Drita në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luajë kundër skuadrës çeke, Viktoria Plzen.
Ndeshjen e parë e luan më 27 korrik, kurse atë të kthimit më 3 gusht.