Futboll

Drita po fiton në Bukuresht ndaj FCSB-së

Drita

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kampionit të Rumanisë, FCSB. Ndeshja FCSB – Drita i takon raundit të tretë të Ligës së Evropës, ndërsa po luhet në Bukuresht. Ndeshja kthyese është pas një jave në Prishtinë.

Golin e vetëm gjatë 45 minutave të parë të ndeshjes e shënoi Veton Tusha në minutën e shtatë. Pesë minuta para golit të shënuar nga Tusha, Almir Ajzeraj pati rast për gol. Po gjuajta e tij përfundoi jashtë portës. 

Një tjetër mundësi Drita krijoi edhe në minutën e 19-të nëpërmjet Vesel Limajt. Por gjuajtja e tij u bllokua. Më pas FCSB mori lojën në kontroll dhe rreshtoi rastet. Por rastet e krijuara në minutat 20’, 25, 30’, 34’ nuk u konkretizuan nga lojtarët e klubit rumun. Edhe gjuajtja e Tushës në minutën e 35-të u bllokua nga një lojtar i kampionit rumun.

Kjo ndeshje është duke u përcjellë nga rreth 15 mijë shikues.

Lexo përditësimet tjera
Steaua - Drita

Drita mposhtet me gol të minutave shtesë

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, shënoi një gol në fillim të pjesës së parë dhe...