Sport

Drenica përforcohet me Shaqen

Mbrojtësi i majtë, Klevis Shaqe, është futbollisti i ri i klubit të futbollit, Drenica.

Lojtari 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij stinori me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai iu bashkua pjesës tjetër të lojtarëve në Durrës, ku skuadra po zhvillon fazën përgatitore.

Para kalimit te Drenica, Shaqe ishte pjesë e Turbinës në Shqipëri.