Komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore për klubin e futbollit Drenica.
Në arsyetimin e KG-së thuhet se në minutën e 15-të të ndeshjes Drenica - Liria, ka pasur fyerje dhe sharje nga shikuesit drejtuar organeve të FFK-së.
Po ashtu thuhet se pas shënimit të golit nga ana e Drenicës në ndeshjen kundër Lirisë (1:0) e zhvilluar në fundjavë në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë, ka hyrë pa të drejtë në fushë një numër i shikuesve.
Në mbledhjen e mbajtur të hënën KG-ja në procedurë disiplinore e ka futur edhe përfaqësuesin e Llapit, Muhamet Rexhepin për shkak të fyerjeve të rënda në adresë të arbitrit anësor pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Trepçës '89 (0:0).