Skuadra e Drenicës ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin Bruno Arrabal Passamanin.
Klubi nga Skenderaj ka njoftuar se me kërkese të mesfushorit është ndërprerë kontratat e brazilianit.
“Klubi futbollistik Drenica, njofton se sot ka ndërprerë bashkëpunimin me vullnet të dyanshëm me futbollistin, Bruno Arrabal Passamani, për shkak që ky i fundit për një rast emergjent në familje është detyruar të rikthehet në Brazil. Lojtari ka bërë kërkesë zyrtare për largim, të cilën klubi e ka mirëkuptuar dhe e ka aprovuar kërkesën e lojtarit. KF Drenica, falënderon futbollistin për kontributin e dhënë për klubin dhe i dëshiron suksese e çdo të mirë në jetë”, thuhet në njoftimin e klubit drenicas.
30-vjeçari u transferua te Drenica në verën e vitit të shkuar nga Arbëria e Dobrajës.