Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka pranuar se klubi ishte i befasuar nga komentet e Erling Haalandit.
Ai ka bërë të ditur se nuk i kanë pritur aspak mirë deklaratat e sulmuesit norvegjez.
“Nuk i prisja komentet e Haalandit. Komentet e tij na befasuan pak. Për momentin nuk ka asnjë afat, nuk ka pasur ende bisedime. Por është e kuptueshme sigurisht. Duhet të flisni për këtë në një moment”, deklaroi Zorc.
Drejtuesit e klubit gjerman raportohet se i kanë dhënë një afat Haalandit të vendosë për të ardhmen e tij.
Norvegjezi është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester City, Real Madridi, Barcelona dhe PSG-ja.
Haaland ka thënë se drejtuesit e Dortmundit i kanë bërë presion që të vendos për të ardhmen.