Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi kërkon ta mbajë Haalandin

Erlind Haaland është një ndër emrat më të kërkuar nga skuadrat evropiane.

Drejtuesit e Borussia Dortmundit po synojnë ta mbajnë sa më gjatë në skuadër talentin norvegjez. Madje shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans Joachim Watzke, e ka mohuar publikisht se lojtari ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk mund të konfirmoj se ka një klauzolë lirimi për Haalandin. Më shumë se 90% e kontratave të lojtarëve tanë janë pa klauzola”, deklaroi Watzke.

Për Haalandin interesim kanë shprehur skuadra si Real Madridi, Barcelona dhe PSG-ja.

Dortmundi për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 100 milionë euro.