Erling Haaland është një ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë. Sulmuesi i Borussia Dortmundit po shkëlqen edhe në edicionin e ri duke tërhequr interesimin e shumë skuadrave të njohura.
Por klubi gjerman shpreson ta bindë talentin norvegjez të mbetet në Gjermani.
Sebastian Kehl, pjesë e stafit drejtues të Dortmundit, ka thënë për “Bild” se skuadra gjermane do të bëjë gjithçka për të mos lejuar largimin e Halaandit.
“Ne po përpiqemi ta bëjmë Haalandin ta ndiejë se Borussia Dortmundi është ende një nga opsionet më të mira për të. Këtu ai mund të zhvillohet më tej dhe ndoshta ne ende mund ta bindim të qëndrojë. Ne do të luftojmë për të, do të provojmë gjithçka”, deklaroi Kehl.
Për shërbimet e Haalandit interesim kanë shprehur Real Madridi, Barcelona dhe PSG-ja.
Ai ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024. Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë katër asistime.