Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drejtori sportiv i Fiorentinës tregon për betejën e tij me koronavirusin

Drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade, ka treguar për përvojën e tij të tmerrshme me koronavirusin. Ai ka rrëfyer se si e solli koronavirusin në shtëpinë e tij.

Fiorentina ishte një nga klubet që u godit rëndë nga koronavirusi, ku disa lojtarë dhe anëtarë të stafit dolën pozitiv për COVID-19.

“Unë e kam përjetuar COVID-19 nga dora e parë. Në fakt, nëntë anëtarë të familjes sime janë sëmurë dhe unë e solla virusin në shtëpinë time. Preku bashkëshorten time, vajzën time, vjehërrinë dhe nipërit. Më së keqi pësuan vjehërria, për të cilët isha i frikësuar. Qëndruan në spital për 30 ditë, por për fat të mirë ishin në Spallanzani, një nga klinikat më të mira në botë për këtë virus. Virusi është i rëndë. Nuk mund të dalësh as nga shtrati, ke temperaturë të lartë, djersitje, kollë, diarre. Dhe bëhet më e frikshme kur sheh gjithë ata rreth teje që po sëmurën dhe madje kur sheh edhe ambulancën duke ardhur për të marrë vjehërrinë. Për fat të mirë, gjithë jemi rikuperuar dhe gjithmonë do të jem zëdhënës për masat që duhet të marrin për të parandaluar përhapjen e virusit”, ka thënë Prade për “Sky Sport Italia”.

Është njoftuar se stërvitjet ekipore në Serie A do të kthehen nga 18 maji, ndërsa synohet rifillimi më 13 qershor.

“Kur merr masat e duhura mund të kthehesh. Unë jam i pari që them se duhet të bëjmë futbollin si mjet për një stil të ri të jetës, pasi të gjithë duhet të jetojmë me rrezikun e këtij virusi”