Borussia Dortmund ka shënuar fitoren e katërt rresht në Bundesliga. “Verdhezinjët” të shtunën në shtëpi kanë mposhtur Kolnin me rezultatin 2:0 për të mbajtur hapin për kreun e tabelës.
Në pjesën e parë vendasit shënuan në minutën e 40-të me Thorgan Hazard për 1:0. Asistoi Jude Bellingahm.
Edhe në pjesën e dytë nikoqirët shënuan edhe një gol. Ishte Steffen Tigges që në minutën e 64-të vulosi fitoren e Dortmundit prej 2:0.
Me këtë fitore Dortmundi është në pozitën e dytë në Bundesliga me 24 pikë derisa Kolni ka 13 pikë të tubuara.
Artikuj të ngjashëm