Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi synon fitoren pas dy barazimeve rresht

Borussia Dortmundi po e synon rikthimin te fitorja pas dy barazimeve rresht në Bundesligën gjermane.

“Verdhezinjtë”, që në edicionin e kaluar titullin e humbën vetëm për shkak të goldallimit më të dobët se Bayern Munichu, barazuan në dy xhirot e fundit, me Bochumin dhe Heidenheimin.

Ndeshja Freiburg – Dortmund zhvillohet të shtunën nga ora 15:30, dhe i takon xhiros së katërt të Bundesligës gjermane.

Freiburgu nga ana tjetër në këtë ndeshje vjen pas disfatës së thellë 5:0 nga Stuttgarti.

Dortmundi pas tri ndeshjeve të luajtura ka pesë pikë dhe zë vendin e nëntë në tabelën e Bundesligës gjermane.

Freiburgu ka një pikë më shumë dhe është në vendin e tetë në tabelë.