Dortmundi ka shënuar fitore në përballjen e sotme ndaj Werderit.
2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net.
Alcacer e Reus shënuan për vendasit, kurse për mysafirët shënoi Kruse.
Për 73 minuta në fushë ishte edhe Milot Rashica, në radhët e Werderit.
Në vendin e parë me një formë të shkëlqyer Dortmundi ka 39 pikë. Kurse Werderi me 21 pikë mban vendin e 9.