Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi pranë Witselit

Mesfushori i Përfaqësueses së Belgjikës, Axel Witsel, është pranë transferimit te skuadra e Borussia Dortmundit, përcjell “Bild” të dielën.

Witsel 29-vjeçar, është pjesë e ekipit nga Kina, Tianjin Quanjian dhe më herët ka shprehur dëshirën të kthehet në Evropë, transmeton “Koha Ditore”.

Për kartonin e tij, Dortmundi është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim.

Witsel që ishte titullar te Belgjika në botërorin “Rusia 2018” dhe fitoi medaljen e bronztë, shihet si përforcim i duhur për mesfushën e Dortmundit. Ai ka kontratë me ekipin nga Kina deri në fund të vitit të ardhshëm. Ka luajtur te Zeniti, Benfica dhe Standardi.