Borussia Dortmund është gati t’i ofrojë dyfishim të pagës sulmuesit norvegjez, Erlind Haaland.
Klubi gjerman planifikon t’ia rrisë pagën nga 8 në 15 milionë euro për ta bindur të qëndrojë edhe më gjatë pjesë e gjermanëve.
Dy skuadrat spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona janë më të interesuarat për transferimin e sulmuesit të Norvegjisë.
21-vjeçari me Dortmundin ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Ai aktualisht është i lënduar, por në tetë paraqitje në të gjitha garat për skuadrën gjermane ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me katër asistime.