Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi pa vështirësi ndaj Bielefeldit

Borussia Dortmundi ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga.

“Verdhezinjtë” të shtunën në udhëtim kanë mposhtur Arminia Bielefeldin me rezultatin 3:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e parë udhëtuesit shënuan dy gola. Në minutën e 31-të nga pika e bardh, Emre Can kaloi në epërsi Dortmundin prej 1:0.

Në minutat shtesë të pjesës së parë mbrojtësi Mats Hummels dyfishoi epërsinë e mysafirëve.

Në pjesën e dytë Dortmundi realizoi edhe një herë. Ishte talentin anglez

Jude Bellingham për rezultatin 3:0.

Deri në fund vendasit ngushtuan epërsinë në 3:1 me golin e shënuar nga Fabian Klos.

Me këtë fitore Dortmundi është në pozitën e dytë me 21 pikë derisa Bielefeldi në pozitën e 17-të me pesë pikë.