Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi nënshkruan me talentin e Ajaxit

Borussia Dortmundi e ka transferuar talentin e Ajaxit, Prince Aning.

18-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës “verdhezi”, por nuk dihet çmimi i transferimit të futbollistit që përfaqëson Holandën U18.

Prince Aning luan si mbrojtës i krahut të majtë.

“Kemi qenë në bisedime për kohë të gjatë dhe jemi të lumtur që u përfundua transferimi. Prince Aning është lojtar i jashtëzakonshëm, me të majtë shumë të fuqishme”, ka thënë Ingo Preuss, drejtor sportiv i Dortmundit U23.

Artikuj të ngjashëm