Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi ndan pikët me Herthan

Dortmundi ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Hertha Berlini.

Ekipet ndanë pikët duke barazuar në Berlin me rezultat 1 me 1, raporton Koha.net.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Selkes, i cili shënoi në minutën e 46 pas asistimit nga Lazaro.

Shifrat i barazoi Kagaëa kur po zhvillohej minuta e 71. Për të asistoi Sancho.

Dortmundi në vendin e tretë ka 30 pikë, përderisa Hertha në vendin e 11 ka 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm