Borussia Dortmundi është mposhtur të dielën në “Signal Iduna Park” nga Bayer Leverkuseni, me rezultat të thellë, 5:2.
Me këtë humbje Dortmundi bën hap prapa në luftë për titull të kampionit në Gjermani.
Në minutën e 11-të Leverkuseni kaloi në epërsi pas autogolit të shënuar nga Manuel Akanji.
Dortmundi gjithashtu barazoi me autogol, të shënuar në minutën e 16-të nga Jeremie Frimpong.
Vetëm katër minuta më vonë Florian Wirtz kaloi në avantazh Leverkusenin, 2:1.
Robert Andrich në minutën e 28-të shënoi për 3:1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Leverkuseni shënoi sërish në minutën e 53-të me Jonathan Tah për të ngritur epërsinë në 4:1.
Për rezultatin 5:1 realizoi Moussa Diaby. Vendasit shënuan me Steffen Tigges për rezultatin përfundimtar, 5:2.
Dortmundi është në pozitën e dytë me 43 pikë, nëntë më pak se lideri, Bayern Munichu.
Leverkuseni renditet i treti me 38 pikë.