Jadon Sancho ka shënuar gol të hershëm për Borussia Dortmundin ndaj PSV-së. Në fund, në minutën e 95-të, Marcu Reus realizoi për 2:0.
Kështu skuadra gjermane bëri vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e një të tetës së finales së Championsit, e zhvilluar në Eindhoven, kishte përfunduar 1:1.
Në ndeshjen e kthimit, vendasit kaluan herët në epërsi. Më pas holandezët kanë kërkuar golin e barazimit. Kishin disa raste të mira në pjesën e dytë, por pa konretizuar. Dhe në fund erdhi goditja përfundimtare nga rezervisti Reus. Festa e tifozëve të zjarrtë të Dortmundit ishte e madhe.
Dortmundi me epërsi të hershme ndaj PSV-së
Borussia Dortmundi po udhëheq 1:0 ndaj PSV-së pas pjesës së parë të ndeshjes së kthimit të një të tetës së finales në Champions.
Jadon Sancho shënoi që në minutën e tretë për skuadrën gjermane.
Në ndeshjen e parë rezultati ishte 1:1.
Me rezultatin aktuall, Dortmundi avancon në çerekfinale.