Dortmundi ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër Bundesligës.
Të mërkurën mbrëma, Dortmundi e ka mposhtur Mainzin si mysafir me rezultatin 1:0. Ky takim ishte i mbetur i xhiros së 25-të.
Golin e tri pikëve për “milionerët” e ka shënuar Axel Witsel në minutën e 87-të.
Pas këtij triumfi, Dortmundi renditet i dyti me 56 pikë. Ka vetëm katër pikë më pak se Bayern Munichu që është lider.