Dortmundi dhe Wolfsburgu kanë barazuar pa gola në kuadër të ndeshjes së 18-të në Bundesligë.
Dortmundi pati dominim në lojë duke krijuar më shumë raste, por rezultati mbeti ai i fillimit.
Në tabelë, Dortmundi mbetet i katërti me 29 pikë të tubuara. Ky ekip është shumë prapa liderit Bayern Munich që ka 44 pikë.