Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi blindon pozitën e dytë

Dortmundi është kthyer te fitorja në Bundesliga. Të shtunën në udhëtim ka mposhtur Greuther Furthin me rezultatin 3:1, duke siguruar pozitën e dytë.

Takimi i ka takuar xhiros së 33-të në elitën e futbollit gjerman.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol. Në minutën e 26-të Julian Brandt kaloi Dortmundin në epërsi prej 1:0.

Jessic Ngankam në minutën e 70-të barazoi shifrat në 1:1.

Vetëm dy minuta më vonë ishte sërish Brandt që shënoi për 2:1 në të mirë të Dortmundit.

Felix Passlack vulosi fitoren e Dortmundit në minutën e 77-të për 3:1.

Edhe Dortmundi e mbyll kampionatin në vendin e dytë Futboll 2 muaj më parë Dortmundi e mbyll kampionatin në vendin e dytë

Dortmundi pas 33 ndeshjeve mban pozitën e dytë me 66 pikë.

Greuther Furthi mban pozitën e fundit me 18 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Bundesliga 2.