Borussia Dortmundi ka arritur marrëveshje me Koelnin për transferimin e sulmuesit Anthony Modeste, ka njoftuar drejtori sportiv i Dortmundit, Sebastian Kehl, raporton faqja zyrtare e klubit gjerman.
“Ne kemi arritur marrëveshje verbale me Koelnin për transferimin e sulmuesit Anthony Modeste. Mirëpo, kanë mbetur testet mjekësore e po ashtu të finalizohen detajet e kontratës. Për këtë arsye nuk mund të zyrtarizojmë”, ka thënë Kehl.