Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dorival Junior do ta drejtojë Brazilin

Dorival Junior është larguar nga skuadra braziliane Sao Paulo për të marr drejtimin e përfaqësueses së Brazilit në futboll, ka njoftuar klubi i njohur përmes një komunikate.

Konfederata Braziliane e Futbollit ka njoftuar të premten se Fenando Diniz, i emëruar vitin e kaluar si përzgjedhës i përkohshëm, është liruar në mënyrë që të vendoset për përzgjedhësin që do ta përgatit Brazilin për Kupën e Botës 2026.

Dorival ishte zgjedhje e federatës pasi Carlo Ancelotti vendosi të vazhdojë kontratën me Real Madridin. Ancelotti ishte zgjedhja e parë.

Dorival kishte udhëhequr Flamengon drejt titullit në Copa Libertadores dhe Kupës së Brazilit në vitin 2022, para se t’i bashkohej Sao Paulos. Ai ka drejtuar edhe Atletico Mineiron, Athletico Paranaensen, Internacionalin, Vasco da Gaman, Fluminensen dhe Palmeirasin.

Artikuj të ngjashëm