Gianluigi Donnarumma është në finale të Evropianit me Italinë. Këtë sukses e ka arritur në moshën 22-vjeçare dhe tashmë konsiderohet një portier i klasit botëror. Por, pas Evropianit, portieri italian mund të përfundojw në stol te PSG-ja.
Ai te PSG-ja i ka përfunduar me sukses kontrollimet mjekësore, ndërsa ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës për pesë vjet me pagë vjetore 12 milionë euro.
Në Francë, raportohet se Donnarumma mund të jetë rezervist i portierit 34-vjeçar, Keylor Navas, i cili ka treguar paraqitje të mira te PSG-ja.
Portieri Navas cilësohet si ndër blerjet më të qëlluara në vitet e fundit.