Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donnarumma i nënshtrohet testeve mjekësore te PSG-ja

Transferimi i Gianluigi Donnarummas te Paris Saint-Germain duket çështje e kryer.

Gazetari Gianluca Di Marzio përmes Twitterit ka bërë të ditur se portieri italian është duke iu nënshtruar testeve mjekësore për ta kompletuar transferimin e tij te skuadra franceze.

Donnarumma aktualisht është me ekipin kombëtare të Italisë në Euro 2020, por kjo nuk e pengon për t’i kryer çështjet formale para finalizimit të kalimit të tij në Francë.

22-vjeçari ishte pjesë e Milanit që nga fëmijëria, por refuzoi një kontratë të re nga Rossonerët dhe do të kalojë te PSG-ja si lojtar i lirë.