Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donjeta Sadiku mposhtet në turneun “Strangja 2023”

Donjeta Sadiku është mposhtur në luftën e parë në turneun e boksit “Strangja 2023” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku e kategorisë deri 60 kilogramë pësoi humbje 3:2 kundër boksieres nga Holanda, Heijnen Chelsey.

Holandezja fitoi falë pikëve të dhëna nga gjyqtarët nga Bjellorusia, Spanja dhe Algjeria. Donjeta në mars pritet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që mbahet në Indi.

Paraqitja e saj në Botëror është ende e pasigurt për shkak të pengesave politike.

Por Sadiku ka thënë më herët se në Indi synon medalje të artë. Ajo vitin e kaluar fitoi medalje të bronztë në Botëror dhe Evropian.