Donjeta Sadiku sot pritet ta ketë njërin prej dueleve më emocional në karrierë. Ajo do të boksojë në finale të kategorisë deri 60 kilogramë në boks, në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Meçi fillon në ora 17:15.
Përballë boksieres kosovare në ringun e Tarantos do të jetë boksierja ruse që e përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova. Fakti se do të përballet me boksiere të Serbisë, pritet ta motivojë edhe më shumë boksieren kosovare.
Në fakt Donjeta gjatë karrierës ka arritur suksese dukshëm më të mëdha se e arta mesdhetare. Dhe nuk pritet të ketë telashe për të kontrolluar emocionet në kërkim të fitores.
Donejta deri më tani i ka dy fitore në Taranto.
Artikuj të ngjashëm