Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donart Vitija, lojtari i javës së pestë

Futbollisti i Malishevës, Donart Vitija është shpallur lojtari i javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll, në bazë të votave të lexuesve të portalit Koha.net.

Vitija ka marrë 44.2 për qind të votave. Ai realizoi golin e fitores për Malishevën në ndeshjen kundërFeronikelit. Vitija doli i pari, duke e lënë në vendin e dytë, Ermal Krasniqin e Ballkanit (27.9%), kurse i treti u rendit Almir Ajzeraj i Dritës (14.7%). Në vendin e katërt, sipas votave të lexuesve të koha.net, u rendit Besnik Krasniqi i Prishtinës (7.7%), derisa i pesti Marclei Santos i Ulpianës (5.6%).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portali KOHA.net do të vazhdojë të shpallë lojtarin më të mirë të javës duke ua mundësuar lexuesve të votojnë për më të mirin.

Një numër i konsiderueshëm lexuesish kanë votuar në sondazhin e KOHËS.