Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dominimi i Bayernit kërcënon imazhin e Bundesligës

Dominimi i Bayern Muenchenit është kërcënim për reputacionin e Bundesligës dhe rivalët e bavarezëve duhet të tregojnë ambicie më të mëdha për ta ngushtuar epërsinë, ka paralajmëruar kreu i ligës së futbollit të Gjermanisë (DFL).

Fitorja e Bayernit 1:0 kundër Borussia Moenchengladbachut vikendin e shkuar ka bërë që kampioni në fuqi i Bundesligës të kryesojë me 13 pikë më shumë se RB Leipzigu që zë vendin e dytë kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund të këtij edicioni, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu që është vetëm çështje kohe para se Bayerni të konfirmohet për edicionin e pestë rresht si kampion i Gjermanisë. Për trajnerin Ancelotti ky do të jetë titulli i parë në edicionin e tij të parë në krye të Bayernit. Bavarezët po ashtu janë në garë edhe për Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.

"Ne jemi të varur nga ndjenja për të fituar. Mund të them se jemi lakmitarë dhe duam të vazhdojmë me suksese në Bundesligë. Jemi në rrugën e duhur edhe për titullin e pestë rresht që do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për ne si klub", ka thënë sulmuesi i Bayernit, Thomas Mueller.

Ky fakt po e shqetëson Christian Seifertin, kreun e DFL-së, i cili po mundohet që ta promovojë Bundesligën jashtë kufijve të Gjermanisë. (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.