Sport

Dokumentarët po e ndryshojnë futbollin

I freskët nga triumfi në Premier League dhe thyerja e rekordeve gjatë këtij procesi, Manchester City po iu jep tifozëve të futbollit “një depërtim” të paparë në edicionin triumfues - 2017/18.

Dokumentari me të gjitha prapaskenat “Gjithçka ose asgjë: Manchester City”, po shfaqet në “Amazon Prime”, platformë me pagesë për video të ndryshme dhe për prodhimin e dokumentarëve.

Ky dokumentar do të nisë prej datës 17 gusht dhe do t'u mundësojë të gjithë tifozëve që të shohin të gjitha gjërat e papara gjatë edicionit 2017/18, duke filluar prej zhveshtores e deri në shtëpi, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Dokumentari i Cityt do të ketë tetë episode dhe me padurim po pritet nga tifozët që të lansohet në “Amazon Prime”, ku kushdo që paguan do të mundë ta shohë.

Në këtë dokumentar do të dëgjohen edhe rrëfimet e padëgjuara të futbollistëve të Cityt, përfshirë edhe të trajnerit Pep Guardiola.

Njerëzit e futbollit kanë dashur të ngrenë nivelin, pasi kanë kuptuar se tifozët nuk po janë të kënaqur vetëm me atë çfarë po shohin në fushë, por duan të dinë edhe fjalimet brenda në zhveshtore. Më saktësisht, po duan të lidhen më shumë me klubin e zemrës. Duke parë këtë situatë, disa klube elitare kanë lidhur marrëveshje me kompanitë e tilla si “Amazon” e “Netflix” për të prodhuar dokumentarë.

Gjatë vitit të shkuar, kompania “Netflix” ka lansuar një serial me tetë episode për skuadrën e Juventusit. Të gjitha episodet janë të edicionit 2017/18 në të cilin Juventusi fitoi titullin e kampionit dhe kupën e Italisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)