Kampioni i Premierë Ligës, Manchester City, është klub i pasur, por s’mund të blejë klasin, ka thënë trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.
Mourinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për dokumentarin 10 milionë funtesh të Cityt për Amazon Prime, “All or Nothing”, që u publikua më herët gjatë vitit.
Në të shihen prapaskenat e sezonit ku City fitoi me rekord pikësh, 100 sosh.
“Nuk e kam parë, por i di disa gjëra për filmin. Reagimi im është se nëse jeni klub i pasur ju mund të bleni top-lojtarë, por s’mund të blini klasin. Ky është reagimi im i parë. Reagimi i dytë është sepse jam në film, mund të kërkoj honorar”, ka deklaruar ai duke shtuar se pa të në film, filmi nuk do të shitej shumë.
Artikuj të ngjashëm