Pep Guardiola i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili kishte thënë se City nuk mund të blejë klasin.
E Guardiola gjithashtu insiston se dokumentari i klubit nuk ishte mosrespektues ndaj Unitedit, siç po pretendon Jose Mourinho.
“Mund të kesh një film fantastik përderisa respekton të tjerët. S’është e nevojshme të jeni mosrespektues për të bërë një film fantastik. Mund të jesh një klub i pasur dhe të blesh lojtarët më të mirë në botë, por nuk mund të blini klasin”, ishte shprehur Mourinho për Sky Sports.
Pas fitores prej 6 me 1 ndaj Huddersfieldit trajneri spanjoll, Guardiola ka thënë se, “nuk mund ta blini klasin, pajtohem me Josen, ne s’mund të blejmë klasin”.
Megjithatë ai mohon se klubi i tij ishte mosrespektues.
“Mendoj se përjetuam një sezon fantastik në vitin e kaluar, kishte kamera, ne bëjmë këtë për veten tonë. Nuk pajtohem me Josen që ne kemi qenë mosrespektues. Ky nuk ishte qëllimi ynë, thjesht kemi incizuar çfarë ka ndodhur në sezonin e kaluar”, ka thënë ai.
-
Mourinho: City s’mund të blejë klasin
-
Guardiola thotë se tifozët e Unitedit duhet të ndihen të turpëruar për fyerjet për nënën e Fodenit
-
Guardiola nuk ndihet mirë të flasë për Superligën
-
Guardiola thotë se City nuk është në gjendje të përballet me skuadra të mëdha
-
Mourinho: Asnjëherë mos e nënvlerësoni Unitedin