Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City e Watford në kërkim të triumfit historik

Një skuadër është duke shikuar ta kompletojë tripletën e paprecedentë, duke forcuar statusin si skuadra, ndoshta më e mirë ndonjëherë e futbollit anglez. E tjetra është duke tentuar ta fitojë një trofe të madh për herë të parë.

Shumica e shohin ndeshjen e së shtunës në stadiumin "Wembley" se do të dominohet nga një skuadër – City, përcjell Koha Ditore shkrimin e AP.

Manchester City, që tashmë ka fituar Premier Leaguen dhe League Cup, padyshim është favorit absolut në atë që mund të ishte stinor historik me trofeun e tretë vendor. Apo të katërtin, nëse pyetet trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që insiston të shtojë edhe Superkupën e Anglisë (Community Shield) në listën e trofeve.

FA Cup ishte trofeu që lansoi ngritjen e Manchester Cityt si superfuqi e futbollit modern në Angli. Duke e fituar këtë në vitin 2012, me një triumf 1:0 në finale ndaj Stoke Cityt, Manchester City i dha fund një pritjeje 35-vjeçare për një trofe.

Ishte një klub që gjatë kishte jetuar në hije të rivalit shumë të suksesshëm Manchester United, por ishte i gatshëm të bënte hapa seriozë falë mbështetjes së pronarëve nga Abu Dhabi....(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)