Të gjitha rrugët nga Manchesteri çojnë kah “Wembley Stadium” të shtunën, për finalen e parë të Kupës FA ndërmjet rivalëve të këtij qyteti.
Manchester City dhe Manchester Unitedi përballen mes vete në finale të Kupës FA.
Ndeshja nis në orën 16:00.
Për Manchester Cityn e drejtuar nga Pep Guardiola kjo finale është e rëndësishme. Manchester City e fitoi këtë trofe në vitin 2019, por sivjet, një fitore e mundshme, do të mund ta afronte këtë skuadër drejt tripletës.
Tripletën nga skuadrat angleze e ka arritur vetëm Manchester Unitedi në vitin 1999.
Edhe
Manchester City fiton trofeun e tetë në Kupën FA
Tripleta është kur një skuadër brenda një edicioni fiton titullin, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.
Për Unitedin është një shans për ta fituar një tjetër trofe, pas suksesit në Kupën e Ligës që e arritën në muajin shkurt. Të dy trofetë, Unitedi nuk i ka fituar asnjëherë brenda një sezoni.
Pasi përfundoi në vendin e tretë në Premier League, triumfi në Kupën FA do të bënte që edicioni i Unitedit nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag, të vlerësohej shumë pozitiv.
Manchester City pas finales që zhvillohet të shtunën, do të ketë një tjetër finale. Javën e ardhshme do të luajë në Stamboll kundër Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.
City në fakt tre trofe i ka fituar në Angli në të kaluarën. Fitoi titullin, Kupën e Ligës dhe Kupën FA në vitin 2019. Por, përsëritja e suksesit të Unitedit, do të bënte që City të renditej në mesin e skuadrave më të mira në botë.
Në Kupën FA, Unitedi e kërkon suksesin e 13-të në histori të klubit, derisa City trofeun e shtatë. Ky do të jetë edicioni i 142-të i Kupës FA.
Edhe
City kërkon tjetër trofe, Chelsea shpëtimin e edicionit
Rreth 1 mijë zyrtarë policorë do të jenë të pranishëm në këtë ballafaqim, derisa në stadiumin “Wembley” pritet të jenë të pranishëm 90 mijë tifozë.
Fituesi dhe humbësi në finale do të marrin më shumë se 2 milionë e 300 mijë euro, ndërsa do të pranojnë edhe mbi 1 milion e 160 mijë euro nga fondi i kësaj gare.