Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dita e 11-të e Lojërave Mesdhetare

lojera

Thaqi i 15-ti në vrapim 800 metra

1 muaj më parë / 30 gus 2026 19:30
Leon Thaqi

Leon Thaqi ka garuar të dielën mbrëma për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Atleti kosovar garoi në 800 metra vrapim. Kishte kohë prej 1 minutë, 49 sekonda e 80 të qindtat. Ishte i 15-ti, përkatësisht i parafundit prej atletëve që e përfunduan shtegun. Prapa Thaqit mbeti një maroken.

Dy vrapues nuk e përfunduan garën. 

Tetë më të mirët kaluan në finale.

Garat e atletikës në Lojërat Mesdhetare filluan të dielën.

Hendbollistet e humbin edhe ndeshjen e fundit në grup

1 muaj më parë / 30 gus 2026 19:06
Hendbolliste

Hendbollistet e Kosovës kanë vazhduar me humbje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të dielën, në ndeshjen e fundit në grup, Kosova pësoi 27:22 nga Maqedonia e Veriut.

Maqedonia e Veriut ishte gjithë kohën në epërsi, ndërsa Kosova vazhdimisht në ndjekje të rezultatit. Është afruar, por pa ia dalë të barazojë.

Kosova i ka humbur të gjitha pesë ndeshjet e deritashme. E ka edhe një ndeshje për plasman final, të martën.

Humbje të thella për Kosovën edhe në pingpong

1 muaj më parë / 30 gus 2026 12:50
Shega Hashani

Garimin në Lojëra Mesdhetare e kanë përfunduar edhe pingpongistët e Kosovës. Dhe nga “Taranto 2026” ata sjellin vetëm humbje.

Shega Hashani humbi 4:0 në sete nga Matilde Seramota Pinto e Portugalisë, të dielën.
11:5, 11:8, 11:7, 11:4 përfunduan setet në të mirë të portugezet. Kreshnik Mahmuti humbi po ashtu me 4:0 në sete. Pësoi 11:1, 11:7, 11:6 dhe 11:8 nga Matteo Mutti i Italisë.

Hashani e Mahmuti të shtunën garuan në konkurrencë mikse. Humbën 3:0 në sete nga ekipi i Serbisë.