Roma ua ka mbyllur derën të gjitha klubeve të interesuara për talentin e tyre, turkun Cengiz Under.
Sipas “Football – Italia”, drejtuesit e romakëve ua kanë bërë të qartë klubeve evropiane dhe menaxherit të futbollistit, shqiptarit Fali Ramadani, se lojtari nuk është në shitje.
Atletico Madridi, Borussia Dortmundi dhe Monaco janë klubet që kishin shprehur interesim për sulmuesin e krahut, i cili ka mahnitur me paraqitjet e tij.
20-vjeçari ka kontratë me Romën deri verën e vitit 2022, ndërsa në sezonin e parë me romakët ka shënuar 8 gola në 31 paraqitje.