Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për mesfushorin ofensiv të Romës, turkun Cengiz Under.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet turke.
21-vjeçari, pëlqehet nga trajneri i Realit, Zinedine Zidane pas paraqitjeve të mira që i ka bërë këtë edicion te Roma.
Under ka kontratë me Romën deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka gjashtë gola e nëntë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.
Kartoni i tij, vlerësohet rreth 50 milionë euro kurse interesim për reprezentuesin turk kanë treguar edhe skuadrat nga Premier League, si Arsenal e Chelsea.