Sevilla dhe Evertoni janë në garë për transferimin e reprezentuesit të Turqisë, Cengiz Under, njofton “Fichajes.net”, transmeton Koha.net.
Under 22-vjeçar po pritet të largohet në fund të këtij stinori nga Roma dhe të transferohet në një klub më të madh. Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti e kishte kërkuar Underin edhe sa ishte në krye të Napolit. Mirëpo, Sevilla shihet si favorite për transferimin e futbollistit turk.
Drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, kishte qenë te Roma kur u negociua transferimi i Underit nga Istanbul Bashakshehiri në vitin 2017 për 14.25 milionë euro.
Deri më tash, këtë stinor, Cengiz Under ka shënuar tre gola në 15 ndeshje në Serie A.