Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës kanë mbajtur të enjten një video-konferencë me drejtues të federatave sportive të vendit.
Sipas njoftimit të KOK-ut në këtë video-konferencë morën pjesë drejtues të 21 federatave.
“U diskutua po ashtu për fillimin e lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës ku disa sporte si tenisi, pingpongu, volejbolli në rërë, automobilizmi, badmintoni, bjeshkataria alpiniste, boulingu e minigolfi, u shprehën të gatshme të fillojnë aktivitetet e tyre prej 4 majit. Kurse sportet tjera si basketbolli, volejbolli, peshëngritja, boksi mund të fillojnë me aktivitete pas fazës së dytë ose të tretë të lehtësimit të masave”, ka njoftuar KOK-u.
Në fakt Ministria e Shëndetësisë të enjten ka njoftuar se aktivitetet sportive mund të nisin prej 1 qershorit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej 1 qershori fillon “hapja selektive e aktiviteteve sportive”.
Ndërkohë FFK-ja ka paraqitur një plan sipas të cilit synon të nisë me ndeshje futbolli prej 23 majit.
-
Aktivitetet sportive në Kosovë do të lejohen nga qershori
-
Procesi i licencimit nxjerr nga loja federatat pa aktivitete
-
Qeveria jep dritën e gjelbër për aktivitetet sportive
-
Zemaj paralajmëron rikthimin e aktiviteteve sportive me masa strikte
-
Në futboll shtyhet fillimi i edicionit, në sportet e tjera rritet presioni për lejim të aktiviteteve